Rikthehen vizat? Ekspertët: Zona Shengen në rrezik!

Zona Shengen duhet të hiqet, ka thënë Nigel Farage, disa orë pasi i dyshuari për sulmin terrorist në Berlin u qëllua për vdekje në Itali. Policia italiane qëlloi për vdekje Anis Amri, njeriun që besohet të jetë përgjegjës për sulmin terrorist në Berlin.

Tuniziani 24-vjeçari udhëtoi për në Itali nga Franca, duke shkaktuar një shpërthim të kritikave nga euroskeptikët mbi paktin e hapur të kufijve.

Ukip Nigel Farage tha se aftësia e dukshme e Anis Amri për të udhëtuar nga Gjermania për në Itali, tregon se sistemi i Shengenit, që lejon lëvizjen pa kufij mes 26 shteteve europiane, është “një rrezik për sigurinë publike” dhe duhet të braktiset.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai tha: “Në qoftë se njeriu i qëlluar në Milano është vrasësi i Berlinit, atëherë zona Schengen është provuar të jetë një rrezik për sigurinë publike dhe ajo duhet të prishet si marrëveshje. Lëvizja e lirë e njerëzve do të thotë lëvizja e lirë e njerëzve të këqij. Presin që Shengen të dominojnë debatin e BE-së vitin e ardhshëm”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Grupi militant i ISIS pranoi vdekjen e Amrit dhe rolin e tij si të dyshuar në sulmin në Berlin, për të cilat ata kanë marrë përgjegjësinë, nëpërmjet agjencisë së saj të lajmeve Amaq.

Zëdhënësi i emigracionit John Bickley tha: “Masakra e të pafajshmëve në Paris dhe Nicës nuk ishte rastësi dhe mizoria më e fundit në Berlin tregon se ISIS tashmë është në luftë me Europën. Mbështetja e vazhdueshme e Shengenit dhe emigracionit të pakontrolluar të dyja brenda dhe jashtë BE-së kushton jetë të pafajshme”.

Komentet e Farage patën edhe një reagim nga kandidatja për presidencën Franzece, Marine Le Pen. Ajo tha: “Kjo aventurë në të paktën dy ose tre vendeve është tregues i katastrofës së përgjithshme të sigurisë që është marrëveshja e Shengenit. E ritheksoj zotimin tim që Franca të ketë kontrollin e plotë të sovranitetit të saj, kufijtë e saj kombëtar dhe ti jap fund kësaj krize si pasojë e marrëveshjes Shengen”.

Disa vende të BE-së, kanë kontrolle selektive në kufi, vendim i ardhur bashkë me numrin e madh të emigrantëve që largohen nga lufta dhe privimi në Afrikë, Lindjen e Mesme dhe Azi.

Burimi: Daily Express/Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?