Roma e hapur dhe e shkretë
Ndonëse masat kufizuese janë hequr, bizneset italiane të turizmit e kanë të pamundur që t’i rikthehen normalitetit. Pronarët e tyre thonë se pa turistë dhe ndihmën e shtetit nuk mund të hapen. Nga 3 qershori do të hapen edhe kufijtë, por gjithsesi këtë vit Italia nuk do të presë ndonjë numër të madh turistësh.
Italia hyri të martën në ditën e dytë të hapjes, por qendra e Romës mbetet e shkretë pa turistë dhe shumë prej bizneseve aty thonë se nuk ia vlen të rihapen. Asnjë njeri nuk kishte rrotull shatërvanit të famshëm Trevi, ndërsa dyqanet e akulloreve në një vend kaq të lakmuar për biznes mbeten të mbyllura.
Në një tabelë një njërin prej këtyre lokaleve shkruhet: “Pas asnjë ndihmë nga qeveria ne nuk mund të hapemi. Mijëra punëtorë rrezikohen.”
Dyqanet dhe baret lejohen që të punojnë që prej 18 majit për sa kohë që zbatojnë rregullat e distancimit fizik, por në mungesë të turistëve nuk ka kuptim që të hapen.
” Duhet të kemi më shumë frikë për të qenë të kujdesshëm, por frika nuk duhet të na bllokojë,” paralajmëron qytetari Diego Longobardi. “Gjendja më duket shumë e çuditshme, çdo njeri mban maskë. Kjo na kthen në normalitet,” thotë banorja Cristina Cavalchini.
Disa banorë morën biçikletat dhe dolën rreth monumenteve të njohura për të shkrepur fotografi, duke përfituar edhe nga qyteti i zbrazët.
“I keni parasysh filmat kur pas një bombardimi bërthamor nëpër rrugë nuk ka më asnjëri dhe ata që kanë dalë, mbajnë maska? Kështu po më duket,” thotë Ian Abbot që jeton pranë qendrës së Romës.
Pavarësisht qetësisë së pazakonshme disa mbeten optimistë se vendi do t’i kthehet plotësisht normalitetit.
“Ky vend duhet të riahapet, ne duhet t’i kthehemi punës dhe jetës normale,” thotë Carol Gabison e ulur jashtë një bari. “Është një lajm i mirë që ky bar është rihapur,” shton ajo.
Nga 3 qershori do të ketë lehtësim më të madh dhe sipas të gjitha gjatave do të hapen edhe kufijtë. Por pavarësisht hapjes, këto vit Italia nuk do të presë ndonjë numër të madh turistësh.