Roma “pushtohet” nga skuterat

Me mijëra skuter elektrikë po mbushin rrugët me kalldrëm të Romës, ndërsa njerëzit kërkojnë alternative për të shmangur transportin publik, për shkak të pandemisë. Për të inkurajuar lëvizjen me këto mjete, autoritetet italiane kanë licensuar 8 kompani për të operuar me rreth 6 mijë skuter, ndërsa pritet të shtohen edhe mijëra të tjerë.

Kryebashkiaku Virginia Raggi ka inkurajuar lëvizjen me mjetet elektrike në kryeqytetin italian, ku autobusët herë pas here marrin flakë për shkak të mirëmbajtjes së dobët dhe stacionet e metrosë mbyllen me muaj për shkak të prishjes së shkallëve lëvizëse

Shumë banorë kanë filluar të përdorin skuterët për të shkuar në punë ndërsa turistët I shfrytëzojnë për shëtitje nga Koloseu, në Vatikan, në urat e lumit Tiber.

Shpejtësia më të cilën lëvizin këto mjete nuk mund të shkojë më shumë se 25 km/h në rrugë.  Mosha minimale për përdorimin e tyre është 14 vjeç, por përdoruesit  nën 18 vjeç duhet të mbajnë patjetër kaskë.

Por, pavërësisht lehtësisë që krijojnë disa banorë shprehen se mund të jenë po aq të rrezikshme në duar të gabuara.

“A kontrollon ndokush nëse ata kanë marrë një leje drejtimi? Sepse nganjëherë ata e vënë jetën e tyre në rrezik dhe si pasojë edhe ne,” tha Carmen Golia, një nga banorët.

Policia tha se në muajin korrik kishte vendosur gjoba deri në 400 euro për më shumë se 150 përdorues.

Mjetet mund të lokalizohen nëpërmjet një aplikacioni në smartphone, ku përdoruesi lokalizon skuterin më të afërt dhe klienti faturohet automatikisht, zakonisht sipas distancës së drejtuar. Numri i skuterëve pritet të rritet në rreth 16,000 në muajt e ardhshëm./Oranews

SHKARKO APP