Romancë në WhatsApp me shokun, vret veten pasi i shpërndanë mesazhet
Një student mjekësie në Britani ka vrarë veten, pasi shokët i vodhën dhe i shpërndanë mesazhet e dashurisë që i kishte shkëmbyer në WhatsApp me një djalë nga kolegji.
Por për këtë veprim tragjik të tij, u bë shkak dhe Universiteti Swansea, i cili e përjashtoi nga shkolla si ndëshkim. Edward Senior i turpëruar u gjet i varur në një pemë në Monmouthshire.
Hetuesi Wendy James tha: ”Pavarësisht nga mbështetja e një familjeje të dashur, nuk ishte e mjaftueshme që ai të kalonte një periudhë stresuese në jetën e tij. Duke mos ditur se cilat do të ishin pasojat, ai ndihej i izoluar dhe i tronditur. Nuk është e pazakontë që të rinjtë të bëjnë gabime, por gabimi i tij më i madh ishte duke qëndruar në atë gabim”.
KOHA JONË SONDAZH

