Rrëfehen dy mercenarë të grupit Wagner: Kemi vrarë fëmijë në Ukrainë

Lufta ruse e nisur prej më shumës e një viti në Ukrainë, ka shkatërruar një komb të tërë. Mercenarët rusë nga Grupi Wagner kanë vrarë fëmijë në Bakhmut dhe Soledar. Kjo është bërë e ditur nga dy anëtarë të milicisë, të cilët hynë në grupin Wagner përmes rekrutimit në burg.

Njëri nga të dy, Azamat Uldarov, tha se ai qëlloi në kokë një vajzë 5-vjeçare. “Kam zbatuar urdhrin me këtë dorë, kam vrarë fëmijët, përfshirë pesëvjeçarë”, tha militanti. Së bashku me të, rrëfeu edhe Alexei Savichev.

Uldarov dhe Savichev i kanë rrëfyer organizatës ruse për të drejtat e njeriut, detajet e ekzekutimit të më shumë se 20 fëmijëve dhe adoleshentëve ukrainas, shpërthimin e një bombe me më shumë se 50 të burgosur të plagosur dhe “pastrimin” e ndërtesave të banimit, duke vrarë të gjithë, përfshirë fëmijët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kur u pyet për civilët e vrarë në Ukrainë në shkurt 2023, Savichev u përgjigj se 15-vjeçarët ukrainas “vështirë mund të quhen civilë” dhe tha se militantët e Wagner do të përballeshin me kërcënime me vdekje nëse do të komunikonin me gazetarët.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?