Rreth 5 mijë viktima nga koronavirusi në Iran

A medical worker wearing full personal protective equipment (PPE) prepares a monitoring machiine on a Covid-19 ward in a temporary coronavirus hospital at Iran Mall in Tehran, Iran, on Monday, April 13, 2020. Iran is seeking to gain access to $1.6 billion in assets that had been frozen in Luxembourg to help fight the coronavirus outbreak. Photographer: Ali Mohammadi/Bloomberg via Getty Images

Irani raportoi 89 viktima në 24 orët e fundit nga Covid-19, duke e çuar në 4,958 numrin e përgjithshëm të vdekjve.

Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë Irani Kianoush Jahanpour në televizionin shtetëror.

Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit, janë identifikuar 1,499 raste të reja në vend, që sjell numrin e përgjithshëm të të infektuarve në Iran në 79,494, tha Jahanpour.

Zëdhënësi tha se të paktën 3,563 njerëz janë në gjendje kritike.

Situata në Iran është e rëndë sepse vendi tashmë është i rrënuar nga një ekonomi e dobët, pjesërisht për shkak të sanksioneve amerikane, dhe një mungesë të burimeve mjekësore.

Irani i kërkoi Fondit Monetar Ndërkombëtar të japë një kredi prej 5 miliardë dollarësh për të ndihmuar në luftën e vendit kundër koronavirusit.

Zyrtarët amerikanë besojnë se paratë nuk do të shkojnë drejt krizës shëndetësore publike të vendit, por do të financojnë grupet terroriste. Fondi Monetar Ndërkombëtar është ende duke vlerësuar kërkesën e Iranit për kredi.

SHKARKO APP