Rreziku i një lufte në Europë më pranë se kurrë më parë

Europa është më pranë luftës. Atmosfera në Bruksel është e tensionuar. Ka frikë reale se Europa mund të shkojë drejt krizës më të keqe të sigurisë në dekada.

“Ne vazhdojmë të punojmë për të përgatitur sanksione në rast se, edhe pse informacionet e inteligjencës na bëjnë të besojmë se përderisa negociatat vazhdojnë dhe grumbullimi ushtarak i Rusisë nuk është plotësuar, mundësia e një sulmi masiv kundër Ukrainës nuk është skenari më i mundshëm. Ka metoda të tjera sulmuese, si sulmet kibernetike, si ai që pësoi qeveria ukrainase në disa prej sajteve të saj”, tha shefi i diplomacisë së jashtme të BE-së, Josep Borrell.

Rusia po përgatit një pretekst për një sulm të ri ndaj Ukrainës, të cilës i aneksoi Krimenë në vitin 2014. Moska hedh poshtë çdo plan pushtimi, por ka paralajmëruar se mund të marrë veprime të paspecifikuara ushtarake derisa Shtetet e Bashkuara dhe NATO të pranojnë listën e kërkesave, duke përfshirë mosanëtarësimin e Ukrainës në aleancë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Britania e Madhe po furnizon Kievin me armatime për vetëmbrojtje si raketa antitank me rreze të shkurtër.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?