FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rrëzimi i avionit rus, Putini: 26 Dhjetori, ditë zie kombëtare

Zi në Rusi. Në këto ditë festash, Rusia u trondit kur një avion ushtarak u rrëzua në Detin e Zi, e ku humbën jetën 92 persona.

Presidenti rus Vladimir Putin njoftoi se do të mbahet një ditë zie kombëtare të hënën në homazh të viktimave.

“Nesër do të shpallet ditë zie kombëtare”, deklaroi shefi rus i shtetit në televizionin publik. Autoritetet kanë konfirmuar se nuk ka asnjë shenjë të mbijetuarish nga rrëzimi ai avionit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në avionin ushtarak Tu-154 udhëtonte personeli i shërbimit, 64 anëtarët e korit të famshëm ‘Aleksandrov’ si dhe 9 gazetarë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Avioni fluturonte në provincën Latakia të Sirisë, ndërkohë ansambli do të jepte një koncert për Vitin e Ri me trupat ruse që aktualisht janë të vendosura në këtë vend. Deri më tani nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti të rëndë që shkaktoi 92 viktima, ndërsa hetuesit dyshojnë se mund të ketë qenë një gabim i pilotit që shkaktoi tragjedinë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?