Rrëzohet avioni ushtarak, 20 të vdekur në Indonezi
Të paktën 20 persona humbën jetën pas aksidentit të një avioni ushtarak Hercules që u rrëzua pak pas ngritjes në një zonë residenciale të Medanit, qytet në veri të ishullit Sumatra, njoftoi policia.
”Trupat u nxorrën nga mbetjet e avionit dhe zona ku u rrëzua avioni”, deklaroi shefi i policisë së Medanit, Mardiaz Dwihananto.
”20 trupa kanë mbërritur në morgun e spitalit”, deklaroi Sairi Saragih, zëdhënës i spitalit ”Adam Malik”, në Medan.
KOHA JONË SONDAZH

