Rrihnin fëmijët dhe i kërcënonin me vdekje, pranga 4 mësueseve

Katër mësuese të një kopshti në Bari janë arrestuar nga ana e karabinierëve të komandës provinciale. Ato i kanë shtyrë fëmijët, i kanë qëlluar më shpulla në krahë dhe në fytyrë, duke i tërhequr zvarrë deri sa i kanë rrëzuar në tokë ose i detyronin të qëndronin me kokën poshtë në bankë dhe kur provonin të ngrinin kokën ua përplasnin fort mbi bankë, përveç se duke i frikësuar dhe duke i kërcënuar për vdekje me fjalë.

Katër mësueset, sipas dhe hetimeve të karabinierëve edhe përmes përdorimit të telekamerave, si veç ashtu dhe në bashkëpunim gjatë vitit shkollor 2017-2018, i poshtëronin dhe i rrihnin fëmijët e vegjël, shkruan TgCom.

Fëmijët tërhiqeshin derisa rrëzoheshin përtokë, goditeshin me shpulla ose i detyronin të rrinin në një cep të klasës me fytyrat e tyre përballë murit ose me duart prapa shpinës, për periudha të zgjatura.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mësueset i kërcënonin fëmijët duke iu thënë se “do t’i lidhnin me litarë”, që “do t’i qëllonin me grushte”, që “do t’i çonin në kazermë tek karabinierët ku një qen do t’i kafshonte”. Këto kërcënime pasoheshin edhe nga fyerje dhe poshtërime verbale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Katër mësueset ishin të punësuara me kontrata vjetore dhe në këtë vit të ri shkollor, 3 prej tyre ishin në kopshte të tjera, ndërsa njëra vazhdonte punën në kopshtin ku kishin ndodhur keqtrajtimet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?