Rritet numri i të infektuarve në Itali, në 24 orë shënohen 15 viktima nga Covid

Italia gjatë 24 orëve të fundit ka shënuar një rënie të numrit të viktimave, në krahasim me ditët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë Italiane, bën me dije se gjatë orëve të fundit janë shënuar vetëm 15 viktima nga koronavirusi, për një total prej 34 833 që nga fillimi i emergjencës shëndetësore.

Ndërkohë janë konfirmuar pozitivë me koronavirus 223, duke e çuar në  241 184  numrin e përgjithshëm të të infektuarve.

Ndërkohë në 24 orët e fundit janë shëruar 384, duke shkuar në 191 467 numri i atyre që kanë fituar betejen me Covid 19 deri më tani.

SHKARKO APP