FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

RUSI – Arrestohen dhjetë terroristë për planifikim të sulmeve në Moskë dhe Shën-Peterburg

Disa sulme terroriste të planifikuara të kryheshin në Rusi nga ana e grupit të Shtetit Islamik ISIS në Moskë dhe në Shën Peterburg u parandaluan ditën e sotme duke çuar në arrestimin e dhjetë terroristëve me origjinë nga Azia Qendrore, njoftoi sot Shërbimi Federal i Sigurisë (FSB).

«Më 12 nëntor, dhjetë terroristë u arrestuan në Moskë dhe në Shën Peterburg (veriperëndim) qyteti i dytë më i madh i Rusisë, bëri të ditur FSB-ja në një deklaratë, cituar nga agjencia publike ruse Ria-Novosti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky grup terrorist i përberë nga shtetas të vendeve të Azisë Qendrore planifikonte të kryente një seri aktesh terroriste dhe sabotuese në Moskë dhe në Shën Peterburg me armë automatike dhe me eksploziv të fuqishëm artizanalë », saktesoi deklarata.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjatë arrestimit u sekuestruan katër bomba artizanale, armë zjarri dhe municione, sipas së njëjtit burim.

« Operacioni u krye në bashkëpunim me forcat e sigurisë së Taxhikistanit dhe Kirgiztanit, dy ish-republika sovjetike të Azisë Qendrore me shumicë myslimane », shtoi deklarata./ATSH

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?