FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rusi, mbi 70 të vdekur nga helmimi me locion trupi

Numri i të vdekurve nga konsumimi i locionit për trup në një rajon siberian të Rusisë ka arritur në 71, thanë zyrtarët.

Zyrtarët shëndetësorë në qytetin Irkutsk thanë se 36 burra dhe gra mbeten në spital. Komiteti Hetues tha se locioni për trup përmbante metanol në vend të alkoolit të rregullt ose etanolit. Metanoli mund të jetë vdekjeprurës nëse konsumohet në organizëm. Dymbëdhjetë persona të dyshuar për shitjen e locionit janë arrestuar.

Të mërkurën, presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar qeverinë që të miratojë ligje më të ashpra, deri në korrik të vitit 2017, për prodhimin dhe shitjen e parfumeve, locioneve dhe substancave të tjera për pastrim që përmbajnë alkool. Helmimet me alkool zëvendësues janë të shpeshta në Rusi. Njerëzit pinë nganjëherë substanca që përmbajnë alkool dhe janë më të lira se pijet alkoolike.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?