Rusi, përplasen në fluturim dy avionë bombardues

Dy avionë bombardues Su-34 të Forcave Ajrore Ruse u përplasën gjatë manovrave në Ekstremin e Largët, duke e bërë të vështirë nisjen e operacioneve të shpëtimit në ujërat e akullta të Detit të Japonisë për shpëtimin e pilotëve, njoftuan autoritetet ruse.

“Dy bombarduesit u përplasën duke rënë në Detin e Japonisë pranë ngushticës së Tatarisë, midis ishullit Sakhalin dhe kontinentit”, raportoi Komiteti i Hetimeve në një deklaratë, duke komunikuar nisjen e një hetimi për shkelje të rregullave të trafikut ajror.

“Aksidenti u regjistrua rreth orës 05H00 GMT rreth 35 kilometra nga brigjet ruse”, sipas Ministrisë së Mbrojtjes, cituar nga mediat ruse.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ushtarakët kanë mundur të hidhen nga avioni. Një prej tyre u shpëtua në det dhe është në gjendje të mirë shëndetësore, bëri të ditur i njëjti burim, i cili fillimisht njoftoi shpëtimin e dy pilotëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Numri i pilotëve të zhdukur nuk bëhet i ditur. Çdo ‘’Soukhoï Su-34’’, avion taktik bombardues përmban normalisht një ekuipazh prej dy personash, një pilot dhe një ndihmës pilot.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?