Rusia 5 muaj luftë, Zelensky: Nuk do të thyhemi

Rusia prej 5 muajsh po bombardon Ukrainën, por presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se ata nuk do të thyhen.

“Lufta nuk e ka ndalur jetën në vendin tonë dhe nuk do ta ndalojë atë. Sigurisht që nuk do mbetemi peng të tmerrit që pushtuesit kanë sjellë në vendin tonë. Ne nuk do t’i bindemi. Ne do të ngulmojmë. Ne do të mbrojmë atë që është e jona. Ne do të fitojmë”.

Më 24 shkurt, Presidenti rus Vladimir Putin njoftoi nisjen e një operacioni të posaçëm ushtarak bazuar në një kërkesë të krerëve të republikave të Donbasit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Putin thotë se Moska nuk kishte plane për të pushtuar territoret e Ukrainës dhe qëllimi ishte çmilitarizimi dhe denazifikimi i vendit. Si kundëpërgjigje, Perëndimi vendosi sanksione të ashpra ndaj Rusisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?