Rusia do të sakrifikojë 100 mijë ushtarë
Raketat ruse nuk ndalojnë së godituri Ukrainën. Dimri i ashpër po ndikon planet e Moskës. Mediat ndërkombëtare raportojnë se njëqind mijë ushtarë rusë gati për t’u sakrifikuar në të ftohtin e acartë të Ukrainës.
Urdhri i Kremlinit për ta është që të mos tërhiqen, në asnjë mënyrë, në pritje të ofensivës së pranverës, madje ka raportime se Rusia po përgatit një mobilizim tjetër sekret për të forcuar grupet e saj të ushtarëve në frontin e luftës kundër Ukrainës.
Qeveria britanike thotë se përdhunimet gjatë luftës janë po aq krime të rënda sa përdorimi i armëve kimike.