Rusia mbështet planin nga Vuçiç, Moska: Me Kurtin shqiptarizimi u bë kërc@nues

Një javë më parë Aleksandër Vuçiç në një fjalim të jashtëzakonshëm shpalli një plan me 7 pika për Kosovën, ku e klasifikoi si zonë të mbrojtjes së veçantë sociale dhe kërkoi krijimin e një prokurorie special.

Ky plan i Vuçiç ka marrë këtë të premte mbështetjen e pakushtëzuar të Rusisë, me zëdhënësen e Ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova që tha se nisma e Beogradit për zgjidhjen e situatës në Kosovë është hapi i vetëm i mundshëm që duhet ndjekur.

“Iniciativa e presidentit Vuçiç sugjeron se ky është hapi i vetëm i mundshëm që Beogradi sheh tani. Ne mbështesim plotësisht kërkesat e parashtruara, mirëpresim synimin për të riparaqitur një kërkesë për kthimin e forcave serbe të sigurisë në Kosovë në përputhje të plotë me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, tha Zakharova në një konferencë në margjinat e Forumit të Grave Euroaziatike.

Për Moskën vetëm vendosja e status quo-së, duke u kthyer në thelbin e Marrëveshjeve të Brukselit, mund të ofrojë bazë për dialog të mëtejshëm të frytshëm. Zakharova insiston se duhet të shfuqizohen vendimet e qeverisë së Prishtinës, të cilat i cilëson si të njëanshme dhe të kundërligjshme.

SHKARKO APP