Rusia merr Presidencën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Ukraina: Turp ndërkombëtar!

Shefi i kabinetit të presidencës ukrainase, Andrij Yermak ka reaguar menjëherë pas njoftimit të bërë ditën e sotme, ku bëhej me dije se Rusia do të merrte drejtimin e Këshillit të Sigurimit të OKB.

Me anë të një shkrimi të postuar në rrjetet sociale, Andrij Yermak thotë se fakti që Rusia merr Presidencën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së është një goditje ndaj rregullave ndërkombëtare.

“Është shumë domethënëse që në ditën e festimit të një shteti terrorist, Iranit, një shtet tjetër terrorist, Rusia, fillon të kryesojë Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Nuk është thjesht turp. Është një tjetër grusht shteti ndaj sistemit të rregullave të marrëdhënieve ndërkombëtare”, shkroi Andrij Yermak, shkruan në Twitter.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtojmë që hera e fundit që Rusia e mbajti presidencën e OKB ishte në shkurt të vitit të kaluar, kur Putin deklaroi “operacionin e tij special ushtarak” për Ukrainën.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?