Rusia ngre aktakuzë ndaj amerikanit të dyshuar për spiunim

Autoritetet ruse kanë ngritur aktakuzë kundër Paul Whelan, nën dyshimet për aktivitete të spiunazhit. Njoftimin e ka bërë avokati i tij, Vladimir Zherebenko, shkruan agjencia ruse Interfax.

Shërbimi Federal i Sigurisë në Rusi ka thënë më 31 dhjetor se ka arrestuar një amerikan, të identifikuar më vonë si Paul Whelan, për të cilin u tha se është kapur duke kryer një akt spiunazhi.

Familja e tij ka thënë se Whelan ka qenë në Rusi për të marrë pjesë në një dasmë dhe ka mohuar se ai është spiun. Departamenti i Shtetit tha se ambasadori amerikan në Rusi, Jon Huntsman, e ka vizituar Paul Whelan në një qendër paraburgimi në Moskë, më 2 janar, dhe se ka biseduar me familjen e tij. “Ua kemi bërë të qartë rusëve se presim që të mësojmë më shumë për akuzat”, ka thënë sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, për të shtuar se nëse paraburgimi i Whelan del të jetë “i papërshtatshëm”, SHBA do të kërkojë kthimin e menjëhershëm të tij.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?