Rusia, Polonisë: Mos i përdhosni memorialet e Luftës së Dytë Botërore
Autoritetet polake po i injorojnë thirrjet e përsëritura të Rusisë për të marrë masa të forta dhe efektive për të parandaluar rastet e shpeshta të përdhosjes së varreve të ushtarëve sovjetikë të vrarë gjatë çlirimit të vendit nga pushtuesit nazistë.
I këtij qëndrimi është shprehur Maria Zaharova, zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme Ruse në lidhje me përdhosjen e një varreze ushtarake sovjetike në qytetin polak të Poznanit.
“Siç e kemi nënvizuar tashmë në mënyrë të përsëritur, aktet e rregullta të vandalizmit ndaj përmendoreve sovjetike në territoret polake rezultojnë drejtpërdrejt të një propagande ruso-fobe të ushqyer nga autoritetet e Varshavës dhe një fryme të hakmarrjes historike për të rishkruar balancën e Luftës së Dytë Botërore duke zvogëluar rolin vendimtar të Ushtrisë së Kuqe në humbjen e nazizmit hitlerian”, pohoi ajo.
Duke kërkuar më tej publikisht riparimin e pasojave të këtij akti vandalizmi, duke identifikuar dhe vendosur para drejtësisë ata që janë përgjegjës të tij.
“Ne këmbëngulim në respektimin e pakushtëzuar nga pala polake të marrëveshjes polake-ruse mbi varrezat dhe memorialet për viktimat e luftërave dhe protestave të nënshkruar më 22 shkurt 1994 dhe marrëveshjes ruso-polake për bashkëpunimin miqësore dhe fqinjësi të mirë të nënshkruar më 22 maj 1992 për mbrojtjen e siteve përkujtimore”, apeloi zëdhënësja e kryediplomatit rus, Lavrov.
KOHA JONË SONDAZH

