Rusia tërheq trupat nga Khersoni? Presidenca: Besojmë kur flamuri ukrainas të valëvitet mbi qytet

“Derisa flamuri ukrainas të valëvisë mbi Kherson, nuk ka kuptim të flasim për një tërheqje ruse”, ka thënë Mykhailo Podolyak, këshilltari i Lartë i presidentit të Ukrainës, teksa komentoi tërheqjen e trupave ruse nga qyteti jugor Kherson.

Më herët u tha se ushtria ruse është urdhëruar të tërhiqet nga qyteti ukrainas Kherson, i vetmi kryeqytet rajonal që ka pushtuar që nga fillimi i pushtimit në shkurt. Kjo vlerësohet si një goditje e rëndësishme pasi Rusia përballet me një kundërofensivë të Ukrainës.

“Në këto rrethana, opsioni më i arsyeshëm është organizimi i mbrojtjes përgjatë një linje barriere përgjatë lumit Dnipro”, citohet të ketë thënë gjenerali Surovikin në një takim të udhëheqësve të lartë ushtarakë

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?