Salvini: Të quhesh populist është kompliment
Ministri i brendshëm i Italisë, Matteo Salvini tha se të quajturit populist për të është një komliment.
Salvini deklaroi se zgjedhjet e fundit në Evropë, që sollën partitë e krahut të djathtë anti-emigrantë në pushtet, ishin një shenjë se liberalizmi europian kishte dështuar.
Në intervistën e tij të parë ndërkombëtare që kur u vendos në qendër të kritikave për mënyrën e trajtimit të emigrantëve, Salvini tha për CNN se i pëlqen roli i tij si një i jashtëm dhe lavdëroi valën populiste që ka përfshirë Evropën.
“Termi Populist është përdorur si një fyerje, por për mua është një kompliment,”-tha Salvini për CNN të mërkurën.“Dëgjimi i njerëzve, duke qenë ministër që shkon në qytete, në sheshe, në stacione, në spitale, për mua është një detyrë dhe një kënaqësi.”
Salvini tha se nëse ka një leksion që duhet mësuar nga Brexit dhe zgjedhet e fundit në Itali e Austri, ku partitë populiste dhe të djathta siguruan fitore të mëdha, është se njerëzit duan identitetin, sigurinë dhe vendet e punës.
“Ka një reagim të bukur të njerëzve kundër diktaturës së financave, që kërkon largimin e emigracionit,”-shtoi ai.
KOHA JONË SONDAZH

