Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 23:04 Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë Real Madridi fiton 1-2 ndaj Barcelonës në “Camp Nou”, duke i dhënë fund serisë prej nëntë fitoresh radhazi të katalanasve në La Liga. Kylian…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erjon Vishkulli
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Erlind Sulo
  • Qeveria teknike
  • Edi Rama
  • El Clasico
  • Protestat në Francë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erjon Vishkulli
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Erlind Sulo
  • Qeveria teknike
  • Edi Rama
  • El Clasico
  • Protestat në Francë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Samiti i BE-së në Budapest: Ekonomia duhet forcuar

Bota E shtunë, 9 Nëntor 2024 10:48
Samiti i BE-së në Budapest: Ekonomia duhet forcuar
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

SHBA dhe Kina e kanë lënë pas BE-në. Çfarë duhet bërë? Edhe në samitin e BE-së në Budapest vetëm në mënyrë skematike u bë e qartë, se si vendet anëtare duan të forcojnë më shumë shumë aftësinë e konkurrencës.

Mario Draghi pati sërish një prezantim të madh në Budapest. Ish-presidenti i Bankës Qendrore Europiane (BQE)dhe ish-kryeministri i Italisë u shpjegoi për herë të dytë 27 krerëve të shteteve dhe qeverive të vendeve të BE-së, se si Europa mund të rifitojë aftësinë ekonomike të konkurrencës kundrejt SHBA-së dhe Kinës.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”

Para 7 orësh
Incidente të raportuara gjatë zgjedhjeve në Serbi

Incidente të raportuara gjatë zgjedhjeve në Serbi

Para 10 orësh
Franca përfshihet nga dhuna: Protestat për krizën e jetesës përshkallëzohen

Franca përfshihet nga dhuna: Protestat për krizën e jetesës përshkallëzohen

Para 11 orësh

Draghi për këtë në fillim të shtatorit paraqiti një raport prej 400 faqesh, të cilin e prezantoi në samitin e BE-së në Bruksel në tetor. Meqënëse atëherë nuk kishte shumë kohë në dispozicion, për të folur intensivisht lidhur me rekomandimet e Draghit, u diskutua tani në samitin jozyrtar të presidencës hungareze, që u zhvillua në stadiumin e futbollit Puskas në Budapest.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Eksperti Draghi bën një gjë të qartë: Koha nuk pret. Vendimet duhet të merren tani, jo ndonjëherë, tërhoqi ai vëmendjen. Rizgjedhja e tifozit të doganave Donald Trump në SHBA i kanë bërë këto vendime “edhe më urgjente, se deri përpara një jave”, tha Draghi.

Çfarë parashikon raporti i Draghit?

Në periudhën e krizës së rëndë financiare përpara dymbëdhjetë vjetësh Mario Draghi si president i BQE-së shpëtoi monedhën e përbashkët, euron dhe shtetet e BE-së nga falimentimi. Fjalia e tij ikonike “what ever it takes”, do të bëhet çfarëdo që të jetë e nevojshme, për të shpëtuar euron, i qetësoi asokohe tregjet financiare. Çfarë rekomandimesh dha Draghi të premten (08.11.2024) në Budapest?

1. Europa duhet të lëvrojë çdo vit deri në 800 miliardë euro për investimet, shkencën, zhvillimin dhe infrastruktuën si dhe për mbrojtjen, që të mund të konkurrojë me SHBA-në dhe Kinën. Kuota e investimeve duhet të rritet nga 22 deri në 27 përqind të produktit bruto në vend.Tendenca në shumë vende anëtare për t’i ulur investimet, duhet të kthehet në kahun e kundërt. Europa vitin e ardhshëm pritet të ketë një rritje me 1,2 përqind. SHBA do të ketë një rritje dy herë më të lartë, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar.

2. Për financimin e investimeve publike BE duhet të marrë borxhe të përbashkëta për projekte të përbashkëta. Borxhet, barra e të cilave përpjestohet me kuotë ndër vendet anëtare të BE-së, janë marrë për herë të parë bashkarisht në nivel të BE-së në kohën e pandemisë së koronavirusit. Sipas ish-kancelares gjermane Angela Merkel dhe asokohe ministrit të Financave në kabinetin e saj Olaf Scholz, ky borxh duhej të ishte një përjashtim i vetëm. Tregu i brendshëm i BE-së duhet të realizohet plotësisht.

Urgjentisht i nevojshëm është një union i tregut të kapitalitt, pra një qarkullim pa kufi i kapitalit dhe kredive ashtu si në kontinentin amerikan, në mënyrë që të mund të mobilizohen më shumë mjete financiare private.

3. BE duhet të zgjidhë “problemin e saj me Kinën”. Ekonomia në Europë është shumë e varur prej zinxhirit të furnizimit nga Kina dhe nga Republika Popullore si treg i saj për eksportet. BE duhet t’i kundërvihet konkurrencës pjesërisht jo korrekte dhe subvencioneve shtetërore nga Kina. Industria duhet të bëhet më e pavarur nga lëndët e para dhe furnizimi me pjesë këmbimi nga Kina. Kina është aktualisht partneri i dytë tregtar më i madh i Europës pas SHBA-së.

4. Degë të rëndësishme të industrisë dhe sipërmarrje të reja të teknologjisë me potencial zhvillimi duhet të mbahen dhe të themelohen në Europë. Kushtet për sipërmarrjet duhet të përmirësohen. Shumë firma që synojnë rritjen duan ta zhvendosin prodhimin jashtë Europës. Presioni do të rritet edhe më shumë, sepse presidenti i ri i SHBA-së, Donald Trump ka si objektiv që të vendosë dogana ndaj produkteve europiane në SHBA. Një strategji e unifikuar për industrinë e BE-së është e nevojshme për forcimin e sipërmarrjeve vendase, për të zgjidhur çështjet e taksave, zonës së prodhimit dhe të tregtisë.

5. Proceset e vendimmarrjes në BE duhet të jenë më të shkurtra dhe burokracia duhet të pakësohet. “Europa nuk arrin të koordinohet kur është e nevojshme. Rregullat europiane të vendimmarrjes nuk janë zhvilluar më tej, kur BE-ja u zgjerua dhe mjedisi global u bë më armiqësor dhe më kompleks”, shkruan Mario Draghi në raportin e tij. Përpilimi i ligjeve zgjat normalisht 19 muaj në BE, një kohë shumë e gjatë kjo. BE deri në vitin 2019 ka nxjerrë 13.000 ligje të rëndësishme për ekonominë, ndërsa SHBA vetëm 3000. “A nuk mund të kemi ne më pak rregullore me më shumë efikasitet?”, shtron pyetjen Draghi.

Si do të ecet më tej?

Krerët e shteteve dhe të qeverive të BE-së në një deklaratë të përbashkët i përshëndetën rekomandimet, që prezantoi eksperti italian. Por nëse ato do të vihen shpejt në jetë, kjo nuk u bë e qartë as në Budapest.

Veçanërisht i diskutueshëm është financimi i investimeve përmes borxheve. Në të kundërt Gjermania bashkë me vende të tjera që janë kundër borxheve si Austria apo Holanda e kanë kundërshtuar këtë. Franca dhe Italia janë të hapura për borxhe të përbashkëta të BE-së. Komisioni i ri i BE-së, që nis mandatin në dhjetor, duhet të paraqesë propozime, se si mund të financohen investimet.

Sa i përket shmangies së burokracisë së tepërt ky është një preokupim që ekziston prej vitesh në BE. I pari që pati dhënë këshilla për shmangin e burokracisë së BE-së ka qenë kryeministri i Bavarisë, Edmund Stoiber. Ai pati punuar në mënyrë honorifike me 15 bashkëpunëtorë të tjerë nga viti 2007 deri më 2015 në qendrën e Brukselit. Por rekomandimet e tij deri më sot nuk kanë pasur efekt./DW

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 6 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin
Para 6 orësh

Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”
Para 7 orësh

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik
Para 7 orësh

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik

Më të lexuarat

1 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 11 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

2 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 9 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

3 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 7 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

4 Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 6 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.