Samiti i Eurogrup: Çfarë parashikojn propozime e reja të institucioneve për Greqinë

 

Kujtim Vani 

Sot po zhvillon punimet samiti i Eurozonës, ku varet edhe fati i Greqisë. Të dyja tekstet do të diskutohet në takimin e Eurogrupit, një nga pala greke dhe një nga institucionet, sipas burimeve qeveritare. Ndryshimet në lidhje me TVSH të përfshira në propozimin e ri u janë paraqitur sot institucioneve. Në programin e ri huadhënësit përfshijnë dhe ushqime kryesore (qumësht, bukë, vaj, etj) në masën 13%, së bashku me energji dhe ujë. Në propozimin e mëparshëm të tyre përfshiheshin në masën e 13% vetëm ushqime e papërpunuara (të freskëta). Gjithashtu mbeten në masën më të lartë me 23%  dhe hotelet duke përjashtuar restorantet dhe ushqimet e gatëshme. Në normën e 6%, në bazë të këtij propozimi mbetet medikamente farmaceutike, libra dhe teatrot. Gjithashtu është propozuar për të shfuqizuar skemën për reduktimin e TVSH-në ishujt. Ndër të tjera të rishikohet mundësia e normave të TVSH-së, dhe të kategorive të produkteve të përfshira në këto norma deri në fund të 2016, në qoftë se ka diferencë nga rritja e të ardhurave nga evazioni fiskal. Gjithashtu u propozua për rritjen e normës së TVSH-s, për fermerët dhe rritjen me 100% të tatimeve të paradhënieve për bizneset. Në propozimin e kreditorëve përfshihen edhe eliminimet e skemës speciale  të TVSH-së për fermerët dhe ruajtjen e tatimit të haraçit për 2015 dhe 2016 me kto të ardhura  do të mblidhen 2 miliard e 650 milion euro, edhe nëse reduktohet vlera e pronës së patundëshme. Gjithashtu parashikohet rishikimi i tatimit mbi të ardhurat në shtator 2015, në mënyrë për të lehtësuar sistemin e taksave të kredive dhe zbatimin e shkallës së re të  TVSH-së ku do të përfshihet kontributi i jashtëzakonshëm i solidaritetit. Gjithashtu propozohet rritja  e normës së tatimit të korporatave nga 26% në 28% dhe rritja nga 10% deri në 13% të normës së tatimit luksoze e cila do të zbatohet për jahte private mbi 10 metra.

Ntaiselmploum: Greqia nuk ka rënë dakord për tekstin e paraqitur nga institucionet e Eurogrupit

Pala greke nuk ka rënë dakord për tekstin e paraqitur nga ana e institucioneve të Eurogrupit, tha parta takimit të samitit,  presidenti i Eurogrupit, Geroun Deiselblum.

"Do tu paraqesim ministrave dokumentet e hartuara bashkërisht nga institucionet. Akoma nuk kemi asnjë marrëveshje nga pala greke ", tha Deiselblum. Ndër të tjera ai theksoj se: “Do të doja të dëgjoja brënda në takim palën greke të na thotë me cilat pika bie dakord dhe me cilat jo, dhe do të fillojmë nga atje. I pyetur në fund se çfarë pret nga takimi sonte, Dieselblum, u përgjigj: "Punë e vështirë".

Schuble: Vendet e Athinës dhe kreditorët e saj më tutje janë

 Ministri gjerman i financave Wolfgang Schauble tha se pozicioni i Greqisë dhe kreditorëve të saj sot janë më larg se më parë, në vend që të afrohen. "Grekët më duket se kanë bërë një hap prapa" në negociatat e fundit në mes të Athinës dhe tre institucioneve. "Ka ndoshta më tepër largim  se sa qasje," tha Schauble duke shkuar në takimin e Eurogrupit.

Ora e Përgjegjësisë për të gjithë

"Pala greke mbetet e qëndrueshme në propozimet e saj të cilat ishin njohur si bazë e diskutimeve të disa ditë më parë," bëjnë të ditur burimet qeveritare mbi përfundimin e takimit të Kryeministrit Aleksis Cipras me përfaqësuesit e institucioneve. Të njëjtat burime informojn se: "Propozimet e specifikuara u janë  paraqitur institucioneve dhe do tu dorzohen  organiznave të Bashkimit Evropian. Ato përbëjnë një qasje tejet pragmatike ndaj marrëveshjes të drejtpërdrejtë në frymën e vendimit të Eurogrupit të 20 shkurtit. Qeveria greke ka treguar përgjegjësinë dhe vullnetin për një zgjidhje. Tani është koha për të gjykuar gatishmërinë dhe përgjegjësinë e të gjithëve. "

SHKARKO APP