Samiti i Ohrit, Thaçi nuk merr pjesë, mori ftesën me vonesë
Ministri i Jashtëm kosovar, Hashim Thaçi, nuk merr pjesë sot në Samitin e CEI të ministrave të Jashtëm në Ohër
. Sqarimi zyrtar që japin nga Ministria e Jashtme kosovare është se Thaçi ka axhendë tjetër, sepse do të udhëtojë në Oslo. “Lajm” ka mësuar se shkaku i vërtetë i mosmarrjes pjesë, është ftesa e vonuar e dërguar Thaçit nga MPJ maqedonase, si organizatore e samitit.
Kjo nuk është hera e parë që Kosova anashkalohet nga samitet rajonale që organizohen në Maqedoni, që konsiderohet si dëshmi konkrete për politikën pro serbe të qeverisë VMRO-BDI.