Sauditët pranojnë krimin: Gazetari na “ngeli në dorë”!

Deshëm vetëm ta drogonim: nga mohimi kategorik që i bënë për ditë të tëra vdekjes së gazetarit kundërshtar të regjimit, sauditët e pranuan më pas se ai ka ndërruar jetë në duart e një ekipi agjentesh, ndërsa tani japin edhe detaje të reja.

Zyrtare sauditë pohojnë se plani fillestar ka qenë ta bindnin Kashogin të kthehej në vendlindje. Nëse do të refuzonte, hapi i ardhshëm do të ishte administrimi i një qetësuesi të fortë; pas kësaj, brenda 48 orësh do të duhej të dërgohej në një vend të sigurt në Stamboll.

Nëse edhe pas këtij presioni, opinionisti i Uashington post sërish nuk do ta pranonte të kthehej në Arabinë Saudite, atëherë një bashkëpunëtor lokal do ta linte të largohej. I njëjti burim pohon se një ekspert mjeko-ligjor ishte në ndërtesë me detyrën të fshinte çdo gjurmë të pranisë së Kashogit në konsullatë, në mënyrë që nëse ai do të ankohej më vonë e të thoshte se e kishin rrëmbyer, të mos ekzistonte asnjë provë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“The New York Times”, sakaq raporton se eksperti në fjalë ka pasur me vetë një sharrë kockash. Donald Trump, më herët, e cilësoi vrasjen si përpjekjen më të keqe në histori për të mbuluar diçka.

Swiss Digital Mobile Reklama

Personat përgjegjës, u shpreh ai, tani duhet të jenë në telashe të mëdha. Kjo ishte kritika më e fortë publike deri më sot e Trump-it ndaj Arabisë Saudite në lidhje me çështjen, por Shefi i Shtëpisë së Bardhë sërish ka vazhduar ta theksojë rëndësinë e këtij vendi si aleat i ngushtë i Shteteve të Bashkuara.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?