Sekretari britanik i Mbrojtjes fajëson Rusinë për sulmin me helm

Sekretari britanik i Mbrojtjes, Gavin Williamson, tha se “sulmi” i Rusisë ka çuar në vdekjen e një gruaje britanike, e cila i është ekspozuar Noviçokut – agjentit të njëjtë nervor që ka helmuar ish-spiunin rus, Sergei Skripal, dhe vajzën e tij Yulia, në muajin mars.

“Realiteti është se Rusia ka kryer sulm në tokën britanike, i cili ka çuar në vdekjen e një shtetaseje britanuje”, tha Williamson.

Dawn Sturgess dhe Charlie Rowley u helmuan dhjetë ditë më parë me Noviçok, në qytetin Ejmsbëri të Anglisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sturgess, 44 vjeçe, vdiq të dielën, ndërsa Rowley mbetet në gjendje kritike për jetën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se ideja se Rusia qëndron prapa helmimit të tyre është “absurde”.

Ai tha se Rusia “është thellësisht e shqetësuar për praninë e vazhdueshme të këtyre substancave helmuese në territorin britanik” dhe se ato “paraqesin rrezik jo vetëm për britanikët, por edhe evropianët e tjerë”.

Noviçok është një agjent nervash, i cili është zhvilluar nga ushtria sovjetike gjatë Luftës së Ftohtë.

Helmimi i Sturgess dhe Rowley ndodhi katër muaj pas helmimit të Skripalëve në qytetin Sallsbëri të Anglisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?