Seks para djalit 3 vjeçar me të ëmën për ta mësuar, arrestohet babai shqiptar në Itali

Një histori e dhunës dhe poshtërimit vjen nga provinca e Salernos, pikërisht nga Battipaglia, dhe përfundon me arrestimin e një shqiptari 39 vjeçar, i burgosur me urdhër të gjykatësit të Gjykatës së Salernos pas kërkesës së prokurorit publik.

Ndaj tij, rëndon akuza e abuzimit ndaj anëtarëve të familjes, sulm seksual të rënduar, etj. Hetimet ndaj shqiptarit, nisën pas ankesave të partneres së tij 24 vjeçare.

Gruaja u ka thënë prokurorëve se ishte dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht në mënyrë të vazhdueshme për vite me radhë. Përveç rrahjes dhe poshtërimit, ai e ka detyruar atë të kryej marrëdhënie intime përpara fëmijës së tyre 3 vjeçar, me të vetmin qëllim për t’i treguar atij se si kryhet akti seksual.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ngacmimet seksuale kanë vazhduar të paktën nga viti 2014, ku 24 vjeçarja për katër vite ka përjetuar frikën e vazhdueshme duke qenë objekt poshtërimi si dhe abuzimi fizik.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas kaq vitesh, ajo ka gjetur guximin për të raportuar partnerin e saj, duke e çuar prapa hekurave, siç shkruan “Ilgiornale”. Tanimë, burri ndodhet në burgun Fuorni, ndërsa gruaja dhe djali i saj janë strehuar nga autoritetet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?