FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sekuestrohet sasi rekord amfetamine në brigjet bullgare të Detit të Zi, e fshehur në 300 thasë

Në portin e qytetit Varna, në brigjet bullgare të Detit të Zi, policia sekuestroi një sasi rekord amfetamine.

”Gjatë kontrollit në një kontenier, të shkarkuar nga një anije e ardhur nga Kina, agjentët doganorë kanë zbuluar 2,5 tonë amfetaminë, të futur në 300 thasë, që sipas dokumentacionit duhet të kishin acid citrik”, tha prokuroria bullgare.

Pritësi do të ishte një qytetar i huaj i një vendi europian.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për momentin, prokuroria ka refuzuar të japë detaje mbi emrin e anijes dhe për në cilin vend ishte destinacioni i amfetaminës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?