Selia e Shenjtë: Çarmatimi, e vetmja mënyrë e vërtetë për të arritur një paqe të sigurtë
Deklaratë e Misionit të Përhershëm të Vatikanit në OKB në Nju Jork në Konferencën e 11-të të Rishikimit të Traktatit për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore: “Eliminimi i tyre është një përgjegjësi e nevojshme që kërkon hapa konkretë dhe të besueshëm.”
Një paqe e drejtë, e sigurtë dhe e qëndrueshme bazohet te një shtyllë pikë e vetme: çarmatimi. Dhe rruga e nevojshme për arritjen e saj, dhe eliminimin e plotë të armëve bërthamore, ofrohet nga Traktati për Ndalimin e Armëve Bërthamore. Prandaj, Selia e Shenjtë u bën thirrje të gjitha shteteve që ende nuk e kanë bërë këtë, t’i bashkohen këtij traktati, duke pasur gjithmonë në qendër “pasojat katastrofike humanitare dhe mjedisore të përdorimit të armëve bërthamore”, me “efekte shkatërruese dhe me shtrirje të gjerë që do të kapërcenin kufijtë dhe brezat”. Ku rekomandim i Selisë së Shenjtë erdhi dje, më 1 maj, nga Misioni i Përhershëm i Selisë së Shenjtë pranë Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, me rastin e Konferencës së 11-të të Rishikimit të Traktatit për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore, që zhvillohet nga 27 prilli deri më 22 maj.
Një paqe e qëndrueshme
“Në një epokë tensionesh në rritje që rëndon mbi sigurinë ndërkombëtare”, thuhet në rekomandimin e Selisë së Shenjtë, është e nevojshme të “merren në konsideratë kushtet thelbësore të nevojshme për një paqe të qëndrueshme”. Çarmatimi bërthamor synon të kapërcejë “një model sigurie të bazuar te frika, te kërcënimi i përdorimit të forcës dhe te përjetësimi i cënueshmërisë së ndërsjellë”, i cili nuk mund të jetë kurrë “një bazë e qëndrueshme dhe e qëndrueshme për paqen”.
Prandaj, Selia e Shenjtë nënvizon ato që përkufizohen si “prirje shqetësuese”, siç është “ringjallja e retorikës bërthamore, zgjerimi dhe modernizimi i arsenaleve bërthamore dhe zhvillimi i doktrinave të parandalimit të konflikit drejt mënyrava që rrezikojnë ta ulin pragun e nevojshëm për ndërhyrje”. Këtyre u shtohet edhe gërryerja e marrëveshjeve si për kontrollin e armëve ashtu edhe për çarmatimin, “të cilat kanë kontribuar prej kohësh për stabilitetin, transparencën dhe besimn e ndërsjellë”.
Të eliminohen armët bërthamore
Shprehet bindja në këtë deklaratë të Misionit të Përhershëm të Selisë së Shenjtë pranë OKB-së, se eliminimi i plotë i armëve bërthamore “nuk është një aspiratë e largët, por një përgjegjësi e domosdoshme që kërkon hapa konkretë dhe të besueshëm që synojnë arritjen e një paqeje më të drejtë, të sigurt dhe të qëndrueshme”. Duke shprehur shqetësimin për “integrimin e shpejtë të teknologjive në zhvillim, përfshirë inteligjencën artificiale, në sistemet bërthamore”, Misioni i Përhershëm përsërit “nevojën për të promovuar masat e reduktimit të rrezikut bërthamor dhe të çpërshkallëzimit”, duke pasur parasysh nevojën për ta kufizuar “rolin e armëve bërthamore në doktrinat e sigurisë” dhe rëndësinë e “rritjes së transparencës dhe forcimit të rrugëve të komunikimit”.
R.SH. / Vatikan
KOHA JONË SONDAZH

