Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 14:18 Bayerni, Barcelona dhe Chelsea hidhen në sulm për mbrojtësin kroat të Brighton Mbrojtësi kroat Luka Vuškovic po tërheq vëmendjen e disa prej klubeve më të mëdha të Evropës. Sipas raportimeve të TEAMtalk, Barcelona, Chelsea dhe Bayern…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kryeministri Rama
  • Sherri në Kuvend
  • Protesta në Evropë
  • Dhuna policore
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Serbia zgjedhjet
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kryeministri Rama
  • Sherri në Kuvend
  • Protesta në Evropë
  • Dhuna policore
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Serbia zgjedhjet
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Selia e Shenjtë: shqetësim për rikthimin e retorikës agresive bërthamore

Bota E diel, 7 Shtator 2025 09:07
Selia e Shenjtë: shqetësim për rikthimin e retorikës agresive bërthamore
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në vend që të përparojë drejt paqes, bota duket se po lëviz në drejtim të kundërt, duke u bërë vend gjithnjë e më tepër armëve më shkatërrimtare, që ka krijuar njeriu. Në një fjalim në Nju Jork, Vëzhguesi i përhershëm i Selisë së Shenjtë në OKB, kryeipeshkvi Gabriele Caccia, shprehu shqetësimin e madh të Selisë së Shenjtë, gjatë seancës plenare të nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme kushtuar Ditës Ndërkombëtare kundër Provave Bërthamore.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Tetëdhjetë vjet më parë”, vuri në dukje përfaqësuesi i Vatikanit, “shpërthimi i bombës së parë bërthamore i zbuloi botës një forcë shkatërrimtare të paparë. Ajo ngjarje ia ndryshoi rrjedhën historisë dhe shtriu një hije të errët mbi njerëzimin, me pasoja të rënda si për jetën e njeriut, ashtu edhe për gjithësinë e krijuar nga Zoti. Dëmet, që solli kjo ngjarjeje dramatike, kanë çuar në besimin problematik se paqja dhe siguria mund të ruhen përmes logjikës së parandalimit bërthamor, një koncept që vazhdon të sfidojë arsyetimin moral dhe ndërgjegjen ndërkombëtare”. Pra, ndokush mendon se duke shtuar armët bërthamore, shtohet edhe frika në ata, që kanë ndërmend të cënojnë paqen, duke i bërë të tërhiqen nga synimet e tyre.

Mund t'ju interesojë

Reagon sërish Rama: Po çfarë janë këta që duan vetëm rrëmujë?!

Reagon sërish Rama: Po çfarë janë këta që duan vetëm rrëmujë?!

Para 10 minutash
LZHK: Qeveri teknike dhe ndryshim i Kodit Zgjedhor

LZHK: Qeveri teknike dhe ndryshim i Kodit Zgjedhor

Para 35 minutash
Berisha e quan Ramën zëdhënës të prokurorisë së komunizmit: Mashtroi për protestuesit e plagosur

Berisha e quan Ramën zëdhënës të prokurorisë së komunizmit: Mashtroi për protestuesit e...

Para 1 ore

Prelati kujtoi se që nga testi i parë bërthamor më 16 korrik 1945, mbi dy mijë prova të tjera bërthamore janë kryer në atmosferë, nën tokë, në oqeane dhe mbi tokë: “Këto veprime i kanë cënuar të gjithë, veçanërisht popujt indigjenë, gratë, fëmijët dhe fëmijët në barkun e nënës. Shëndeti dhe dinjiteti i shumë njerëzve vazhdojnë të kompromentohen në heshtje dhe shpesh pa asnjë dëmshpërblim”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Për këtë arsye, shtoi ai, Selia e Shenjtë e fton bashkësinë ndërkombëtare të reflektojë mbi përgjegjësinë urgjente e të përbashkët për t’u siguruar që përvojat e tmerrshme të së kaluarës të mos përsëriten: “Është veçanërisht shqetësuese që, përballë kësaj përgjegjësie të rëndësishme e të përbashkët, përgjigja globale duket se po shkon në drejtim të kundërt. Në vend që të përparojmë drejt çarmatimit dhe kulturës së paqes, vërejmë rikthimin e retorikës agresive bërthamore, zhvillimin e armëve gjithnjë e më shkatërrimtare dhe shtimin e ndjeshëm të shpenzimeve ushtarake, shpesh, në dëm të investimeve për zhvillimin e gjithanshëm njerëzor dhe për të mirën e përbashkët. Është e domosdoshme ta kapërcejmë frymën e frikës dhe të kapitullimit. Siç deklaroi së fundi Papa Leoni XIV: “Nuk duhet të mësohemi me luftën! Përkundrazi, duhet ta hedhim poshtë si tundim joshjen për armatime të fuqishme dhe të sofistikuara” (Audienca e përgjithshme, 18 qershor 2025)”.

Ndërtimi i “një bote pa armë bërthamore”, vazhdoi kryeipeshkvi Caccia, “nuk është vetëm domosdoshmëri strategjike dhe jetësore, por edhe përgjegjësi e madhe morale. Ky impenjim kërkon një angazhim të ri në dialogun shumëpalësh dhe në zbatimin e traktateve të çarmatosjes, si edhe mbështetje konkrete për ato bashkësi, që vazhdojnë të vuajnë pasojat afatgjata të provave bërthamore dhe të zhvillimit të armëve”.

“Selia e Shenjtë”, përfundoi përfaqësuesi i Vatikanit, “thekson rëndësinë e hyrjes në fuqi të Traktatit të ndalimit të plotë të Provave Bërthamore, së bashku me zbatimin e plotë të Sistemit Ndërkombëtar të Mbikqyrjes dhe të mekanizmave të tij të verifikimit”. Gjithashtu, ajo “vë në dukje mbështetjen e saj të pakushtëzuar për Traktatin mbi Ndalimin e Armëve Bërthamore”, duke bërë thirrje për “forcimin e vazhdueshëm të normave globale kundër testimeve bërthamore me shpërthim, si hap themelor drejt paqes së vërtetë dhe të qëndrueshme”.

R.SH. – Vatikan

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Bayerni, Barcelona dhe Chelsea hidhen në sulm për mbrojtësin kroat të Brighton
Para 10 minutash

Bayerni, Barcelona dhe Chelsea hidhen në sulm për mbrojtësin kroat të Brighton

Reagon sërish Rama: Po çfarë janë këta që duan vetëm rrëmujë?!
Para 10 minutash

Reagon sërish Rama: Po çfarë janë këta që duan vetëm rrëmujë?!

Conte sqaron zërat: Nuk ka asnjë tratativë të avancuar, me asnjë klub!
Para 21 minutash

Conte sqaron zërat: Nuk ka asnjë tratativë të avancuar, me asnjë klub!

Zëvendësministrja e Brendshme: Shtatë efektivë policie të pezulluar, AMP po heton 55 persona
Para 23 minutash

Zëvendësministrja e Brendshme: Shtatë efektivë policie të pezulluar, AMP po heton 55 persona

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 16 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Elisa Spiropali merr një detyrë të re parlamentare
Para 4 orësh

Elisa Spiropali merr një detyrë të re parlamentare

3 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 19 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

4 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 20 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.