Serbi rreh gruan live në ”Big Brother”, banorët bëjnë sehir (Video)
Një video e publikuar në rrjete sociale, tregon një dhunë që ka ndodhur në një realit show. Ngjarja e ndodhur në Serbi, në programim e titulluar “Çiftet”, ku një debat i nxehtë ka degraduar gjer në dhunë. Në momentet kur gruaja flet me ton të lartë, partneri i saj mundohet që ti mbyllë gojën dhe e godet.
E gjitha nisi pasi gruaja e Nenad Marinkovic- Gastos, Zorica Dukic, ndërhyri kur ai po debatonte me një konkurrent tjetër. Teksa e sulmon e përpiqet t’i marrë frymën 24 vjeçares, Gastod i thotë i nevrikosur “ Ti je gruaja ime! Do flas unë për ty! Qepe gojën!”
Më e çuditshmja është se banorët nuk janë munduar që të ndalojnë debatin edhe pse ishin duke e parë gjithçka live ata nuk kanë ndërhyrë për të ndarë çiftin. Më pas ai e ka marrë dhe forcë dhe siç shihet në videon e më poshtme ai e godet me aq forcë që ka. Nga ana tjerët banorët e kanë parë gjithçka në ekranin i dhomës së ngrënies dhe nuk janë munduar që të ndërhyjnë.
R.Sh

KOHA JONË SONDAZH

