Serbia akuzon Ramën për “pretendime territoriale”

“Serbia i dënon në mënyrën më të rreptë pretendimet territoriale të cilat kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i paraqiti në takimin e sotëm në Prishtinë”, ka deklaruar drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç.

“Do të ishte pakrahasueshëm më e dobishme sikur Rama dhe bashkëpunëtorët e tij të kishin dërguar mesazh pajtimi dhe po të kishin treguar dëshirën për bashkëpunim”, ka thënë gjthashtu ai.

Koment ky i bërë teksa sot në Prishtinë është mbajtur mbledhja ndërqeveritare Kosovë-Shqipëri dhe Edi Rama në të, ndër të tjera ka thënë: “Shqiptarët bashkimin kombëtar do ta bëjnë në Bashkimin Evropian”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mediat serbe e citojnë gjithashtu kkryeministrin e Shqipërisë të ketë thënë: “Një territor, një popull, një gjuhë, një ëndërr”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?