Serbia kundërshton rezolutën e OKB-së për Srebrenicën
Beogradi i përmbahet idesë se rezoluta për Srebrenicën e propozuar nga Britania e Madhe me rastin e 20-vjetorit të masakrës në qytetin e vogël boshnjak (11 korrik 1995) nuk shërben për pajtimin, por kontribuon në destabilizimin e situatës në rajonin ballkanik dhe në acarimin e raporteve ndërmjet forcave politike në Serbi, thuhet në letrën që qeveria serbe u ka dërguar vendeve të përhershme anëtare të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, që do t’i duhet ta diskutojë dhe ta votojë këtë projektrezolutë më 7 korrik. ”Beogradi e konsideron këtë projektrezolutë shumë të zhballancuar në disfavor të tij që do të dëmtojë iamzhin e tij në skenën politike ndërkombëtare”, shtohet në letër.”Serbia nderon të gjitha viktimat e konfliktit në territorin e ish-Jugosllavisë dhe i përmbahet idesë se kujtimi i së kaluarës duhet të shërbejë jo për të ushqyer urrejtjen por për të favorisuar pajtimin dhe për të nxitur bashkëpunimin rajonal”, theksohet në letrën që qeveria serbe u ka dërguar vendeve të përhershme anëtare të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.