Serbia shpërblen me 30 dollarë çdo qytetar që bën vaksinën ndaj Covid

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka njoftuar ditën e sotme se do të shpërblejë me 30 dollarë çdo qytetar që bën vaksinën Covid. Kjo skemë do të aplikohet për çdo person mbi 16 vjeç brenda muajit maj dhe qëllimi i saj është rritja e mëtejshme e imuntetit kolektiv dhe për këtë Vuçiç u shpreh se vendi donte të shpërblente njerëzit që tregohen të përgjegjshëm.

“Jam konsultuar edhe me kryeministren. Kemi menduar t’i shpërblejmë ata që tregohen të përgjegjshëm, që të arrijmë imunitetin kolektiv”- tha ndër të tjera presidenti serb. Gjithashtu, një skemë e ngjashme është përdorur edhe nga disa kompani që u kanë ofruar punonjësve stimuj për të marrë vaksinën Covid.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?