Serbia vendos që askush mos hyjë në territorin e saj pa pasur certifikatë vaksinimi
Serbia ka vendosur që askush të mos hynë në territorin e vendit të saj pa certifikatë të vaksinës anticovid.
Sipas autoriteteve serbe vaksinimi nënkupton marrjen e dy dozave të vaksinës Pfizer, Sinofarm ose Sputnik V ose të një doze AstraZeneca.
Autoritetet serbe kanë lajmëruar se të gjithë qytetarët e Serbisë dhe të huajt mund të futen në Serbi vetëm me certifikatë vaksinimi.
Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vlerësuar që masat e marra të mbeten në fuqi pasi kanë rezultuar efikase.