Sërish bilanc tragjik në Angli, 717 persona humbin jetën brenda ditës nga Covid-19

Brenda 24 orëve të fundit në Britaninë e Madhe kanë humbur jetën 717 persona si pasojë e koronavirusit. Me rastet e reja, numri i përgjithashëm i viktimave në vend shkon në 11,329.

Ndërsa, brenda ditës, me Covid-19 në vend janë diagnostikuar edhe 4,342 persona të tjerë duke bërë që numri total të infektuarve në vend të rritet në 88,621.

Kujtojmë këtu se të dielën në Britaninë e Madhe numri i viktimave arriti në 10,000, shifër kjo që është arritur dhe kaluar vetëm nga 4 vende të tjera-SHBA, Spanja, Italia dhe Franca.

Krahasuar me rastet e së dielës, të hënën është regjistruar një ulje e numrit të viktimave.

Shkencëtarët e vendit kanë sygjeruar se presin që numri i viktimave që raportohen dita ditës në Angli të vijojë të rritet derisa të arrihet dhe kalohet piku.

SHKARKO APP