Sfida e rrezikshme në Youtube i merr jetën 11-vjeçarit

Një djalë 11-vjeçar nga Kolorado ka humbur jetën duke bërë sfidën virale dhe të rrezikshme që është përhapur kohët e fundit në Youtube.

Tia Bodkins rrëfeu se djali i saj, Carson shkoi në dhomën e tij për të paketuar rrobat për një udhëtim me familjen. 10 minuta më vonë, ajo e gjeti pa ndjenja në tokë dhe filloi t’i bënte veprimet e ndihmës së shpejti.

Vogëlushi ndërroi jetë në spitalin e fëmijëve Elizabeth pasi mjekët thanë se në trurin e tij ka munguar oksigjeni për një kohë të gjatë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më vonë u zbulua se ai po bënte lojën online që sfidon fëmijët të mbajnë vendosin duart në fyt tek vetja apo tek të tjerët për të humbur vetëdijen për disa sekonda.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tia, e cila mendonte se i biri po mësonte disa taktika të përdorimit të dërrasës së ‘skateboard’ po përhap paralajmërime tek prindërit që të monitorojnë aktivitetin e fëmijëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?