SHBA, dita më me shumë viktima në polici pas 11 shtatorit

SHBA-të janë të tronditura nga vrasja e 5 policëve në Teksas dhe plagosja e 6 të tjerëve. Media në SHBA i cilësojnë vrasjet e sotme si më të rëndat në radhët e policisë, pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001.

 Policët u qëlluan për vdekje nga snajperë në Dallas të Teksasit gjatë një proteste kundër vrasjes së njerëzve me ngjyrë prej forcave të rendit në vend. Demonstratën e nxitën vdekjet e Philando Castile në Minesota dhe Alton Sterling në Luiziana.

Tre nga snajperat janë arrestuar, ndërsa një tjetër vrau veten. Ky person, i cili qëndronte i fshehur në një parkim, u ka thënë policëve se në Dallas “janë vënë bomba gjithandej” dhe se “fundi po afron”. Një video e tmerrshme është postuar “online” dhe tregon një polic duke u përballur me një nga agresorët, i cili e qëllon duke e plagosur oficerin, e më pas e ekzekuton nga afër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ekspertët e sigurisë thonë se ccdo gjë ishte e planifikuar. Sipas tyre ka një teori konspirative ndaj forcave të rendit, që cilësohen si racistë nisur nga ekzekutimet e njerëzve me ngjyrë. Kjo është dhe arsyeja pse u sulmuan.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?