FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

SHBA , Kryeministri japonez: Kam besim të madh tek Trump

Kryeministri i Japonisë Shinzo Abe tha se ka besim të madh tek Presidenti i sapo zgjedhur i SHBA-së Donald Trump dhe se beson se ata mund të ndërtojnë marrëdhënie besimi mes tyre.

Abe e përshkroi takimin 90 minutësh në Kullën e Trump në qytetin e Nju Jork si “atmosferë të sinqertë dhe të ngrohtë”.

Disa nga retorikat e fushatës së Trump hedhin dyshime mbi afatgjatësinë e SHBA-së me vendet aleate, përfshi këtu edhe Japoninë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Takimi ballë-për-ballë ishte i pari i Trump me një lider botëror që kur fitoi zgjedhjet.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHBA-ja dhe Japonia kanë qenë aleate kyçe që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, kur SHBA-ja ndihmoi Japoninë të rindërtonte ekonominë e saj.

Presidenti i sapo-zgjedhur është betuar se do të heqë marrëdhënëniet tregtare trans-Paqësore, të cilat kryeministri japonez Abe i mbështet fuqishëm si një mjet për luftën kundër rritjen ekonomike të Kinës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?