SHBA rrëzon balonën kineze, kërcënon Kina: Do përgjigjemi

Dje ushtria amerikane rrëzoi një balonë të dyshuar spiune kineze në brigjet e Karolinës, pasi ajo përshkoi vende të ndjeshme ushtarake në të gjithë Amerikën e Veriut.

Kina këmbënguli se mbikalimi ishte një aksident që përfshinte një avion civil dhe kërcënoi me pasoja. Zyrtarët ushtarakë përcaktuan se rrëzimi i tij mbi tokë nga një lartësi prej 18.288 kilometra do të përbënte një rrezik të panevojshëm për njerëzit në terren.

Kina u përgjigj se rezervoi të drejtën për të “ndërmarr veprime të mëtejshme” dhe kritikoi SHBA-në për “një reagim të dukshëm të tepruar dhe një shkelje serioze të praktikës ndërkombëtare”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në deklaratën e saj të dielën, Ministria e Punëve të Jashtme të Kinës tha se do të përgjigjen me vendosmëri ndaj këtij veprimi nga SHBA.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kina do të mbështesë me vendosmëri të drejtat dhe interesat legjitime të kompanisë përkatëse, dhe në të njëjtën kohë do të rezervojë të drejtën për të ndërmarrë veprime të mëtejshme në përgjigje”. Ministria e Mbrojtjes e Kinës i bëri jehonë deklaratës më vonë gjatë ditës, duke thënë se “rezervon të drejtën për të marrë masat e nevojshme për t’u marrë me situata të ngjashme”– thuhet në njoftim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?