SHBA,17 vjecari shpallet fajtor për mbështetje të ISIS, rrezikon 15 vite burg

Një 17 vjecar nga Virginia është shpallur fajtor nga një gjykate federale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetje ndaj militantëve të Shtetit Islamik. Lajmi është bërë I ditur nga departamenti I drejtësisë, teksa prokurori I Virginias Dana Boente tha se Ali Amin ka përdorur rrjetet sociale për të siguruar ndihma financiare për shtetin islamik dhe ka siguruar gjithashtu udhëzime si të përdoret monedha virtuale bitcoin , të dhëna të cilat më pas i dërgonte në adresë të militantëve të shtetit islamik.

Ai gjithashtu kontribunonte në rekrutimin e luftëtarëve që shkojnë të luftojnë në siri për llogari të militantëve.

Mes 2014 dhe 2015 Amin kishte mbi 4 mijë ndjekës në tëitter dhe 7 mijë postime në kuadër të fushatës në mbështeje të shtetit islamik. Sipas departamentit amerikan të drejtësisë, 17 vjecari rrezikon 15 vjet burg.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?