Shemben dy ndërtesa në Marsejë, dyshohet për 10 persona nën rrënoja
Bota E Diel, 9 Prill 2023 18:15
Rreth 10 persona mendohet të jenë nën rrënoja pas një shpërthimi që shkaktoi shembjen e dy ndërtesave të banimit në qytetin jugor francez të Marsejës të dielën, tha ministri i Brendshëm Gerald Darmanin.
Nuk dihet ende shkaku i shpërthimit. Shembja shkaktoi një zjarr që ndërlikoi përpjekjet e shpëtimit dhe do të duhen orë të tëra për ta shuar.
Darmanin tha se autoritetet vlerësuan se ishin nga katër deri në 10 persona nën rrënoja.
KOHA JONË SONDAZH

