“Shengen”, lëvizja e lirë sjell përmbysjen e Perandorisë së BE?
Politika e dyerve të hapura Shengen, kishte për qëllim për të promovuar lëvizjen e lirë të njerëzve në Europë. Por nuk ishte menduar se përtej kufijve, njerëz në nevojë për strehim, mirëqenie dhe ushqim do të zbarkonin në Europë, duke krijuar kështu krizën e 2015 e që vazhdon ende sot, krizën e emigrantëve, e refugjatëve.
Vetëvrasje për Shengen
Zona Schengen nuk është projektuar për luftëra. Elita e pazgjedhur e BE-së nuk di asgjë në lidhje me çështjet ushtarake. Tashmë ka një shqetësim për ekonominë dhe tregtinë por më e rëndësishmja është mbajtja e dyerve të hapura.
Ata kurrë nuk menduan se zona Schengen mund të ishte një kanal që militantët e grupeve terroriste, që ata të mund të ecin në BE pa kontrolle. Kjo na bën të besojmë se arkitektët e BE-së janë idiotë, ndoshta janë intelektualë por ata janë krejtësisht të palogjikshëme të papërgjegjshëm.
BE-ja është një shkretëtirë, nuk ka asnjë shpresë ose të ardhme për kontinentin. Arroganca e eurokratëve, që nuk pranojnë gabimet e tyre, ose të metat e tyre, fatkeqësitë e tyre. Mundet që politika e dyerve të hapura të mbahen të hapura për të gjithë. Le të shohim se sa anarkia, kaosi dhe terrori mund të marrë para se dikush me logjikë e bën diçka.
Kandidatja për presidencën Franzece, Marine Le Pen disa ditë më parë ka folur lidhur me lëvizjen e lirë. Ajo tha: “Kjo aventurë në të paktën dy ose tre vendeve është tregues i katastrofës së përgjithshme të sigurisë që është marrëveshja e Shengenit. E ritheksoj zotimin tim që Franca të ketë kontrollin e plotë të sovranitetit të saj, kufijtë e saj kombëtar dhe ti jap fund kësaj krize si pasojë e marrëveshjes Shengen”. Disa vende të BE-së, kanë kontrolle selektive në kufi, vendim i ardhur bashkë me numrin e madh të emigrantëve që largohen nga lufta dhe privimi në Afrikë, Lindjen e Mesme dhe Azi.
Burimi: The Daily Squib/Përshtati: Redjon Shtylla
KOHA JONË SONDAZH

