Shifra rekord dhe në Serbi, 37 viktima nga koronavirusi brenda 24 orëve, rreth 7 mijë raste të reja
Gjatë 24 orëve të fundit në Serbi janë regjistruar 6.842 raste të reja me COVID-19, ndërsa 37 pacientë kanë humbur jetën si pasojë e virusit të rrezikshëm.
Pas testimi të 19.301 mostrave të marra gjatë 24 orëve të fundit, zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë në Serbi kanë bërë të ditur se mbi 6 mijë raste kanë rezultuar pozitivë.
Gjithashtu, është bërë e ditur se 729 persona janë hospitalizuar, ndërsa në respiratorë aktualisht janë 225 pacientë.
Numri i rasteve të reja me COVID-19 në Serbi dita ditës po rritet.