Shiste kokainë në tregun e fruta-perimeve. Ja mënyra e çuditshme e shqiptares

Policia italiane ka arrestuar një shqiptare për trafik droge. Gruaja 42-vjeçare përdorte tezgën e saj në tregun e fruta-perimeve në qytetin Ventimila për aktivitetin kriminal.

Gjatë kontrollit nga policia, shqiptares i është gjetur një sasi kokaine dhe 15 mijë euro. Ajo ka pranuar se trafikonte drogë në tezgën e saj.

“Këtë e bëj prej 3 muajsh pasi kam probleme ekonomike”, është shprehur shqiptarja para agjentëve italianë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Erion Braçe apo Arbër Hajdari për kandidat për kryebashkiak në Tiranë nga PS?