Shiti veshkën për të blerë iPhone, i riu s’do të ngrihet kurrë nga shtrati

Pas një vendimi fatal në adoleshencë, një i ri kinez do ta kalojë pjesën e mbetur të jetës në shtrat. Wang Shangkun ishte 17-vjeç kur vendosi të shiste njërën veshkë në tregun e zi për të blerë një iPhone 4 dhe një iPad 2. “Ç’më duhen dy veshka?” tha ai asokohe. “Një mjafton”.

Shangkun shiti njërën veshkë në pril të 2011-s dhe si pasojë e kushteve jo sanitare në të cilën u krye ndërhyrja dhe mungesës së kujdesit mjekësor pas operacionit, veshka e mbetur e të riut doli jashtë funksioni. Sot, ai nuk mbijeton dot pa dializë të vazhdueshme.

Operacioni u krye nga dy mjek lokalë dhe Shangkun përfitoi 3,500 dollarë australianë për organin e shitur. Familja e tij jetonte në një prej provincave më të varfra të Kinës dhe s’i përballonin dot pajisjet që i riu kërkonte për t’u rënë në sy shokëve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?