Shkatërrohet droga me vlerë gjysmë miliardë euro

Policia e Hamburgut gjatë një aksioni ka shkatërruar nëntë tonë drogë, me vlerë prej më shumë se gjysmë miliardë euro, theksoi një zëdhënës i doganës.

‘’Droga është shoqëruar për djegie javën e kaluar në një operacion të fshehtë që përfshinte disa transportues të sigurtë dhe forca të armatosura’’, tha zëdhënësi.

Drogat përbëheshin nga 2,4 tonë kokainë dhe 6,7 tonë APAAN, një kimikat i përdorur në prodhimin e metamfetaminës, të konfiskuar gjatë operacioneve në Gjermaninë Veriore në 2017 dhe 2018.

Swiss Digital Desktop Reklama

Droga kishte një vlerë të kombinuar prej 520 milion eurosh (592 milionë dollarë), përcjell Atsh.

Swiss Digital Mobile Reklama

Zyrtarët e doganave gjermane thanë se disa milionë euro kokainë u konfiskuan në Gjermani në vitin 2018, por këtë vit sasia e kapur ishte poshtë ngarkesës rekord të vitit të kaluar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?