Shkencëtarët koreano-jugorë zbulojnë se qelizat kancerogjene mund të kthehen në qeliza normale

Shkencëtarë nga Koreja e Jugut kanë arritur një zbulim të rëndësishëm në luftën kundër kancerit, duke treguar se qelizat kancerogjene nuk kanë gjithmonë nevojë të shkatërrohen, por në disa raste mund të rikthehen në gjendje normale.

Duke përdorur modele dixhitale të quajtura “binjakë digjitalë” të rrjeteve gjenetike, studiuesit simuluan sjelljen e qelizave kancerogjene dhe u fokusuan jo te shkatërrimi i tyre, por te gjetja e pikave kyçe të kontrollit që ndikojnë në funksionimin e tyre.

Ata identifikuan disa gjene kryesore, të quajtura “ndërprerës master”, si MYB, HDAC2 dhe FOXA2, të cilat përcaktojnë nëse një qelizë e zorrës së trashë mbetet kancerogjene apo rikthehet në një qelizë të shëndetshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas studiuesve, manipulimi i saktë i këtyre gjeneve ndaloi rritjen e pakontrolluar të qelizave dhe bëri që ato të silleshin sërish si qeliza normale, pa pasur nevojë të eliminohen.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nëse kjo metodë arrin të zbatohet gjerësisht në praktikë, trajtimi i kancerit mund të ndryshojë rrënjësisht, duke kaluar nga terapitë agresive dhe toksike drejt riprogramimit të qelizave, një qasje krejtësisht e re në trajtimin e kësaj sëmundjeje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 3241 (77.5%)
Jo 942 (22.5%)

Vota totale: 4183