Shkup, sot marshi protestues gjithë shqiptar

Në Shkup sot pasdite do të mbahet marshi protestues gjithë shqiptar në organizim të Lëvizjes “BESA”, ndërsa me një përkrahje të gjërë të dhjetëra shoqatave shqiptare, shoqatave të diasporës dhe përkrahjeve të personaliteteve të ndryshme publike.

Në këtë protestë me moton “Protestojë Shqip” do të kërkohet dorëheqja e Qeverisjes aktuale, zbardhja e të gjitha të vërtetave për shqiptarët dhe kërkesa për një marrëveshje të re në Maqedoni janë 3 kërkesat kryesore të protestës së nesërme me moton “Protestoj Shqip”, shkruan Ina.

“Ky është një marsh shqiptar, pa emblema partiake dhe asnjëri nga subjektet që e mbështesin atë nuk e ka primatin e protestës. Për këtë arsye edhe njëherë i ftojmë të gjithë shqiptarët e Maqedonisë, që nesër të dalin bashkë me familjet e tyre për t’i shprehur fuqimisht kërkesat e kësaj proteste. Protesta e nesërme do të ketë vetëm 3 mesazhe, dorëheqja e qeverisë antishqiptare, të inkriminuar dhe të korruptuar Gruevski dhe Ahmeti, zbardhja e të gjitha të vërtetave shqiptare në Maqedoni dhe kërkesa për një marrëveshje të re për Maqedoninë.”, deklaruan nga Këshilli Organizativ i Protestës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Thirrjes për protestën që do të nis në ora 17.00 e kanë bërë edhe shumë familjarë të të burgosurëve shqiptarë në rastet e montuara. Bedri Ajdari, njëri nga familjarët e të dënuarëve për rastin “Monstra” ka apeluar që të gjithë shqiptarët të përkrahin këtë protestë dhe të ngrenë zërin kundër padrejtësive që po i ndodhin popullit shqiptar në Maqedoni. Mesazhe të tjera kanë bërë edhe shumë familjarë të të burgosurëve të tjerë shqiptarë në rastet e montuara dhe që kanë të bëjnë kryesisht me ish-pjesëtarë të UÇK-së.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas këshillit organizativ protesta nis nga Parku i Çairit dhe do të përfundojë para urës “Goce Dellçev” që është afër Qeverisë së Maqedonisë.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?